Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Shqiptarët kanë toka për të marrë në Ballkan jo për të dhënë. Politik bërësit shqiptarë të heqin dorë nga tradhëtitë. Kryeministri përpara se të përkthejë në serbisht, "Kurbanin" e tij të hedhë sytë nga kurbani i trojave shqiptare. Historia nuk gjykon vetëm tradhëtarët por dhe indiferentët"
Kjo u bë thirrje sot në protestën e shoqërisë civile që po mbahet në Tiranë përara Ambasadës së Kosovës.
Në këtë tubim aktivistët shprehën shqetësimin e tyre sa i takon Marrëveshjes për shënimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi.
Gjatë muajit dhjetor 178 intelektualë, studiues e profesioni i ishin drejtuar opinionit me vërejtjet e shqetësimet sa i takon kësaj marrëveshje.
Po ashtu gjatë qershorit u në Tiranë u organizua konferencë shkencore me studiues shqiptarë të Kosovës e Shqipërisë ku u paraqitën fakte e argumente ku sqarohej humbja e 8200 hektarëve tokë në dëm të Kosovës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/protesta-kunder-demarkacionit-edhe-ne-tirane/