Report TV - Tabela e plotë, pensionet e reja si llogariten sipas secilës pagë

Report TV 2016-09-26

Views 3

Prej një viti e gjysëm, në Shqipëri po aplikohet skema e pensioneve, ku llogaritja bëhet në bazë të pagës. Kështu, sa më e lartë paga, aq më i lartë do të jetë pensioni. Kjo për shkak se pensioni llogaritet, 1% e kontributeve të derdhura çdo vit, plus pensionin social që është 6 750 lekë. ?Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social?, përcakton skema e pensioneve. Pra paga e një puntori që është 2685 lekë shumzohet me koeficientin 8.59 dhe del 23 mijë lekë. Pra për vitet që një person ka punuar si puntorë para 1994-s, paga e tij për llogaritjen e pensionit nuk është 2685 lekë, por 23 mijë lekë.

Share This Video


Download

  
Report form