Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Bashkia e Tiranës pritet të ndërtoje varrezat murale brenda këtij viti, në kohën kur dy varrezat publike jane drejt mbylljes për shkak të mungesës së hapësirës. Fondi limit i përcaktuar nga bashkia është shuma 6.7 mln lekë, dhe brenda disa ditëve pritet të shpallet fituesi i tenderit. Ky projekt do të pilotohet fillimisht me zhvendosjen e varreve të ushtarëve të para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore për të vijuar me varrezat 40 vjeçare. Ky projekt është kundërshtuar nga komunitetet fetare, pasi besimi i tyre nuk lejon djegien e trupit apo zhvendosjen e varrit ne varrezat murale.
Tirane- Në të dyja varrezat publike të Tiranës: atë të Tufinës dhe të Sharrës do të ndërtohen varreza murale. Ky projekt u hartuar ne vitin 2014 kur në krye të bashkisë ishin demokratët, ndërsa administrata e re e kryetarit socialist Erjon Veliaj zotohet se brenda vitit do ti japë zgjidhje varrezave publike. Këtp prej vitesh janë në kushtet e emergjencës për shkak të mungesës së hapësirave.
Për zhvillimin e këtij projekti, bashkia e Tiranës ka vendosur si fond limit shumën 6.7 mln lekë. Fituesi i tenderit pritet të shpallet brenda disa ditëve, dhe sipas kontratës afati i kompanisë do të jetë 2 vjet nga lidhja e marrëveshjes për të finalizuar projektin e varrezave murale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/brenda-gushtit-fituesi-i-tenderit-per-varrezat-murale-ne-tirane/