Ora News - Vlerësim për LRI nga CDU: Investon tek të rinjtë

Ora News Lajme 2016-09-26

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e katërt të Kampingut të LRI me të rinjtë e kësaj partie kanë baskëbiseduar Politikani gjerman, Friedbert Pflüger dhe deputeti i PS-së, Namik Dokle.
Politikani gjerman vlerësoi aktivitetin e zhvilluar në Jalë, si diçka unike në të gjithë Evropën.
Friedbert Pflüger: ?E dini, në një botë ku çdo ditë në lajme kemi diçka rreth luftës, terrorizmit, tërmeteve, kjo mbledhje dhe këta të rinj që ne shikojmë këtu na japin goxha shpresë dhe optimizëm. Ilir Meta, unë mundem vetëm të falënderoj ju dhe lidershipin e partisë, lidershipin e Lëvizjes Rinore për Integrim për punën fantastike që keni bërë këtu dhe ju lutem më besoni unë kam qenë për shumë vite me lëvizjen rinore të partisë time, kam qenë zv.kryetar i studentëve demokrat europian. Në gjithë Europën unë nuk kam parë kurrë një aktivitet si ky dhe ju duhet të jeni shumë krenarë për këtë. Ju keni dy vajza në krye të partisë tuaj, dy vajza të fuqishme dhe kjo është një shenjë fantastike?.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/politikani-gjerman-reforma-ne-drejtesi-arritje-per-shqiperine/

Share This Video


Download

  
Report form