Report TV - Zjarr në zonën turistike të Rrjollit favorizohet nga erërat e forta

Report TV 2016-09-26

Views 1

Pas Shëngjinit, Velipoja është pika e dytë turistike në veri të vendit që përfshihet nga zjarret.

Në orët e para të së premtes në vendin e quajtur ?Maja e Zezë?, në zonën e Rrjollit në Velipojë është konstatuar një vatër zjarri.

Si pasojë e erërave të forta, në pak orë kanë marrë flakë hektarë të tërë me pyje, ndërsa gjatë orëve të pasdites situata është përkeqësuar akoma më tepër.

Aktualisht zjarri nuk është i përmasave të mëdha, por ai rrezikon të përhapet gjatë natës si pasojë e erërave të forta.

Një pjesë e stafit zjarrfikës janë drejtuar drejt zonës së Shëngjinit, ndërsa në zjarrin që ka përfshirë zonën në afërsi të Rrjollit nuk është ndërhyrë ende.

Share This Video


Download

  
Report form