Ora News - Siguracionet e makinave, AMF: Tarifat përcaktohen nga kompanitë

Ora News Lajme 2016-09-26

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas rritjes së çmimit të siguracioneve të makinave nga kompanitë e sigurimit ka reaguar Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, institucioni që monitoron këtë treg. AMF shpjegon se tarifat janë të liberalizuara dhe kompanitë i përcaktojnë vetë ato. Institucioni Mbikëqyrës i Tregut të Sigurimeve sqaron se AMF përcakton një prim risku, i cili është orientues për tarifat, por ato mund të ndryshojnë ndjeshëm në shitje. Në lidhje me sistemin Bonus-Malus, i kërkuar nga Drejtoresha e Autoritetit të Konkurrencës, edhe një ditë më parë në një prononcim për Ora News, AMF shpjegon se ka përfunduar zbatimin teknik të këtij sistemi dhe ai është plotësisht funksional, ndërsa pritet miratimi akteve ligjore.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/siguracionet-e-makinave-amf-tarifat-percaktohen-nga-kompanite/

Share This Video


Download

  
Report form