Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Thellimi i bashkëpunimit dy palësh në kuadër të Nismës 16+1 Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore? ishte objekti i takimit të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati me homologun kinez Wang Yi.
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Republikën Popullore të Kinës, Kryediplomati shqiptar kërkoi nga pala kineze mbështetje për projektet konkrete në energji, infrastrukturë, bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim. Gjithashtu sensibilizimin e investitorëve kinezë për klimën e mirë të biznesit në Shqipëri.
?Dëshiroj të ri konfirmoj angazhimin tonë në forcimin e miqësisë tradicionale dhe besimit reciprok midis vendeve tona? ? u shpreh Ministri Wang Yi gjatë bisedës me Ministrin Bushati. Ai nënvizoi ndihmën e Shqipërisë për rikthimin e RPK-së në OKB dhe Këshillin e Sigurimit dhe vlerësoi politikën e Shqipërisë në njohjen e një Kine. ?Shqipëria është pjesë e rëndësishme e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe anëtare e Nismës së bashkëpunimit 16+1. Në këtë kontekst, falë përpjekjeve të saj dhe vendeve të tjera të EQL-së dhe Kinës, është rritur bashkëpunimi dhe mirëbesimi mes vendeve tona, por edhe ndërmjet vendeve të EQL-së, të cilat janë bërë shembull i bashkëpunimit rajonal, duke bërë të mundur kalimin në një fazë më të maturuar të bashkëpunimit? ? vuri në dukje Ministri Ëang.
Ai konfirmoi mbështetjen e Qeverisë kineze për projekte me interes reciprok në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe vullnetin për të marrë pjesë në më shumë projekte në fushat e energjisë, infrastrukturës dhe industrisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-ne-kine-memorandum-per-lehtesimin-e-vizave/