Familja Toro hap dyert e zisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fatkeqësitë me te mëdha, familja Toro ne fshatin Kurjan te Fierit, i ka te lidhura me tërmetet. I pari, tërmeti i 1981, u shembi shtëpinë ne fshatin ku sot kane mbetur vetëm dy prindërit e moshuar. Ndërsa tërmeti i dyte ishte fatal. Djali i vetëm me tre motra, Erion Toro, humbi jetën nga tërmeti ne Itali. 33-vjeçari u gjet i pajete nen rrënojat e shtëpisë ne qytezën Amarice, ku jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur. Pas lajmit te kobshëm, familja e Erionit ne Kurjan te Fierit, ka hapur dyert e zisë. Te afrimit e tij i luten autoriteteve për ta sjelle trupin e djalit sa me pare, pranë familjes. Prej 17 vjetësh Erion Toro ishte vendosur ne Itali ku punonte ne ndërtim. Dy vajzat e tij te mitura 5 dhe 3 vjeç janë ne spital, jashtë rrezikut per jetën. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij, e cila ka marre dëmtime ne pjesën e këmbeve. Erioni është i vetmi shqiptar qe mbeti viktime e tërmetit ne shtetin fqinj, ndërsa deri tani rezultojnë 7 emigrante te plagosur jashte rrezikut për jetën.

Share This Video


Download

  
Report form