Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kandidati i PS-së Muharrem Rama vijoi fushatën në njësinë administrative të Melanit dhe në fshatrat e tij.
Rama premtoi përfundimin e rrugës në fshatin Pjekë, rregullimin e qendrës shëndetësore me një projekt izraelit ashtu sikurse rikonstruksionin e shkollës
Muharrem Rama: ?Do të sistemojmë kanalet vaditëse dhe ato të ujërave të zeza. Do të zgjidhim problemin e transportit të fëmijëve të shkollës 8 vjeçare duke vendosur një mjet lëvizjeje për fshatrat. Do të bëjmë lidhjen e rrjetit infrastrukturor. Do të sistemojmë rrugën e Ilnicës, duke pasur edhe prioritet turizmin malor dhe zbutjen e varfërisë në atë zonë. Në mbështetje në zhvillimit të bujqësisë do të ngrejmë një pikë për grumbullimin e frutave. Këto janë premtime të vogla. Por më mirë tju japim premtime të vogla dhe ti realizojmë?,
Në këtë takim, kandidati shoqërohej prej kordinatorit të Kryesisë së Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës z.Damian Gjiknuri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjiknuri-ne-diber-krah-rames-ska-percarje-koalicioni/