Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu gjatë natës në malin e Shëngjinit në Lezhë, duke vënë në rrezik dhjetra banesa dhe depozitat e karburanteve pranë portit.
Flakët u riaktivizuan nga një zjarr që kishte rënë në zonë prej gati dy ditësh dhe që ende nuk ishte shuar plotësisht.
Situata u përkeqësua ndjeshëm si pasojë e erës së fortë, duke bërë që flakët tu afrohen edhe banesave.
Kjo detyroi autoritetet që të evakuojnë banorët, shumica prej të cilëve e kanë kaluar natën jashtë nga frika e zjarrit.
Për ti bërë ballë situatës pranë banesave u vendosen zjarrfikës të shumtë të ardhur edhe nga Shkodra e Laçi.
Në Shëngjin ishin edhe kreu i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, prefekti Eduart Ndreca si dhe përfaqësues të tjerë vendore.
Ata kanë qëndruan në zonën e rrezikuar nga zjarri deri në mëngjes, ndërsa vijonte aksioni për të mbajtur larg qendrave të banuara flakët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shengjini...