Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një vrasje e mirëorganizuar është parandaluar me arrestimin e Alfred Skonjës 29 vjeç, informon policia e Durrësit.
29 vjeçari me banim në Durrës ?kishte kryer të gjitha veprimet përgatitore? informon policia e Durrësit duke shtuar se ka sekuestruar automjetin me të cilin do të kryhej krimi, sende dhe mjete të ndryshme që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve dhe krimit.
Policia informon: ?Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se Alfred Skonja, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin po punohet për kapjen e tij kishin ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe kishin kryer të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një shtetasi. Shtetasi i ndaluar kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur?
Nuk bëhet e ditur se kush ka qenë objektivi i vrasjes.
Vodhën makinën një muaj më parë- Skonja, më datë 26.07.2016, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në Fushë-Krujë kanë vjedhur automjetin tip Volsvagen me targa AA 029 MM, në pronësi të shtetasit R.B. 22 vjeç, banues në fshatin Zheje, Kurbin, ndërsa targat i përkasin mjetit tip Peugeot në pronësi të shtetases R.B. 37 vjeçe, banuese në Durrës, të vjedhura më datë 18.07.2016. Automjeti i vjedhur është gjetur më datë 24.08.2016, rreth mesditës, pranë lumit Erzen.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/parandalohet-vrasja-ne-durres-2/