Intervista për Ora News - Konjufca: Të gjithë të kenë të drejtën e pasaportës shqiptare

Ora News Lajme 2016-09-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca falenderon presidentin Nishani për ?gjestin simbolik? të firmosjes së dekretit të dhënies së nënshtetësisë shqiptare disa drejtuesve të Vetëvendosjes.
Në një intervistë telefonike për Ora News, Konjufca thotë se politika e tyre është që të gjithë shqiptarët e Kosovës të kenë të drejtën automatike të marrjes së nënshtetësisë shqiptare.
Glauk Konjufca: ?Duam ta falenderojmë presidentin Nishani. Ishte gjest simbolik. Ishim ne që e kërkuam pasaportën shqiptare. Kemi nisur procedurat 2- 3 muaj më parë dhe gjithçka është bërë në përputhje me ligjin. Të gjithë shqiptarët duhet të kenë të drejtë automatike të marrjes së nënshtetësisë shqiptare të pasaportës së republikës së Shqipërisë. Kjo është njëpolitikë që e mbrojmë dhe e artikulojmë .
Drejt bashkimit kombetar- Konjufca thotë se Vetëvendosja përfaqëson alternativë të tretë politike ku : Sovranitetin dhe republikën duhet ta përforcojmë vazhdimisht me qëllim të qartë në funksion të bashkimit kombëtar shqiptar. Ne nuk e mohojmë republikën. Duam shtetin e Kosovës, ta ndërtojmë dhe forcojmë por konsolidimin e sovranitetit ta ketë me cak dhe caku është që republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të jetë një shtet, të shkojë drejt bashkërendimit të veprimeve dhe shkrirjes sa më të madhe të institucioneve dhe mbrotjes së strategjive kombëtare të përbashkëta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/konjufca-te-gjithe-te-kene-te-drejten-e-pasaportes-shqiptare/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS