Komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi konteston pagat, bonuset dhe pensionet e çmendura të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët do t?i mbijetojnë skanerit të trefishtë të Vetingut, ndërsa fatura e rëndë financiare nuk është konfirmuar as nga Këshilli i Ministrave.
Komisioni ka ngrirë kapitullin për trajtimin financiar të magjistratëve në projektligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa ka kërkuar rishikimin e formulës për pagat dhe pensionet të njerëzve të drejtësisë së re.