Kreybashkiaku i ri i Londrës, Sadiq Kahn i ka kërkuar anëtarëve të partisë së tij Laburiste në opozitë që të mos votojnë për kryetar të ri të partisë udhëheqësin aktual Jeremy Corbyn. Në një shkrim të botuar në gazetën e së djelës ?The Observer?, Kahn paralajmëron se Partia Laburiste e opozitës ?nuk mund të vazhdojë dot më si deri më tani?, duke kërkuar largimin e Corbyn nga drejtimi i partisë gjatë zgjedhjeve në parti që zhvillohen muajin e ardhshëm.