Report TV - Durrës, zhvillohet kampionati i notit për fëmijë, fitues një 13- vjeçar

Report TV 2016-09-26

Views 2

Në qytetin bregdetar të Durrësit u zhvillua Kampionati i Notit për Fëmijë në të cilin morën pjesë 18 notarë meshkuj. Gjatë këtij konkursi u evidentua rivaliteti i madh mes notarëve të vegjël.

Organizatori i këtij konkursi, Eduart Xhepa u shpreh entuziast për të ardhmen e këtij sporti dhe se ky sport do të kthehet një traditë për qytetin bregdetarë.

Fituesi i garës së notit u shpall Daniel Lumi, ndërsa vendin e dytë e fitoi Hamza Buziu. Fituesit u shpërblyen me medalje, kupa dhe dhurata simbolike.

Ky kampionat zhvillohet për të tretin vit radhazi dhe organizatorët kanë synim ta kthejnë në tradite kampionatin e notit për fëmijë. Qëllimi është nxitja e fëmijëve ne aktivitete fizike.

Share This Video


Download

  
Report form