Zbardhen paraskenat e riformulimit të nenit 13, të draftit për ngritjen e institucioneve antikorrupsion, i cili parashikon instalimin e censurës së mediave në Shqipëri, duke kërcënuar me burg gazetarët, të cilët investojnë apo mbajnë qëndrime të papërshtatshme ndaj veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme. Masa ndaj gazetarëve është reflektuar fillimisht në një draft paralel për SPAK, pra në një version të ndryshuar, i cili mban datën 24 Qershor.