Presidenti Bujar Nishani zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit të Himarës, të cilët ngritën shqetësime rreth problemeve të pronësisë në atë zonë.
Kreu i Shtetit shqiptar i siguroi përfaqësuesit e komunitetit himarjot se do jetë një zë i fuqishëm duke përdoruar autoritetin e tij publik dhe institucional.
Presidenti Nishani shprehu gjithashtu gatishmërinë e tij maksimale për ndjekjen me vëmendje të procesit dhe problematikave të mëtejshme që lidhen me çështjen e pronave.
Përfaqësues i komunitetit himarjot ishte edhe Nikollaq Neranxi i cili vlerësoi takimin me Presidentin duke thënë se qeveria kërkon të marrë pronat e himarjotëve.
Më herët në Himarë janë zhvilluar protesta kundër qeverisë me pretendimin se po u vidhen pronat banorëve vendas.