Report TV - Kavajë, 65-vjeçari mbyt të dashurën 29-vjeçare, vetëvritet

Report TV 2016-09-25

Views 2

Një krim pasioni ka tronditur Kavajën paraditen e kësaj të hëne. Një 65-vjeçar ka vrarë të dashurën e tij 29-vjeçare, ndërsa më pas i ka dhënë fund jetës me armë pistoletë "TT".

Sokrat Vasil Shani, lindur dhe banues në Krutje e Sipërme të Lushnjës ka mbytur të dashurën e tij 36 vjet më të re, Jonida Çanaku, banuese në fshatin Kryekuq Divjakë.

Pas këtij momenti, në kushte të rënda psiqike, i moshuari i ka kryer vetëvrasje.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan punonjësit e policisë së Lushnjes dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes, u vlerësua situata dhe si pasojë e një hetimi profesional u gjet një letër ku shkruhej një adresë dhe një emër në Golem të Kavajës.

Për këtë u bashkëpunua me komisariatin e policisë Kavajë dhe gjatë kontrollit të kësaj banese, në njërën nga dhomat e saj u gjend e vdekur dhe me shenja dhune, Jonida Çanaku, 29 vjeç, banuese në fshatin Kryekuq Divjakë, shtëpiake.

Sipas deklarimit të familjarëve, ajo ka dy ditë e larguar nga banesa dhe u ka thënë se do të shkonte te tezja. Mësohet se 65-vjeçari e ka mbajtur të dashurën te shtëpia e motrës së tij në Golëm, Kavajë.

Nga këqyrja e të dyja vendngjarjeve dhe të gjitha provat e mbledhura paraprakisht, rezulton se Sokrat Shani është autor i vrasjes së Jonida Çanakut, me të cilën shoqërohej kohët e fundit, dhe më pas ka vrarë veten.

Të afërm të dy viktimave kanë pohuar se ata ishin në një lidhje prej 3 vitesh.

Share This Video


Download

  
Report form