http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste ka nisur takimet me qytetarët e Bashkisë Dibër, për të prezantuar kandidatin e saj për kryetar Bashkie, mjekun kirurg Muharrem Rama.
koordinatori i kryesisë së PS-së për Dibrën, ministri Damian Gjiknuri, është ngarkuar me detyrën të ndjekë nga afër fushatën për zgjedhjet e 11 shtatorit. Gjiknuri thotë se e majta do të zhvillojë një fushatë për qytetarët. Por nuk la pa thumbuar edhe kandidatin e opozitës. Zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetar të Bashkisë Dibër, zhvillohen pas shkarkimit të kreut socialist të kësaj njësie administrative Shukri Xhelili, pas publikimit të skandalit seksual.