Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Tregtarët e fruta-perimeve i shesin sot këto produkte në tregjet me pakicë me dyfishin e çmimit me të cilin ua blejnë fermerëve. Ekspertët shpjegojnë se kjo është një ndër arsyet pse konsumatorët po paguajnë shtrenjtë për prodhimet e stinës në pikun e sezonit. Sipas tyre, kjo situatë është ndihmuar edhe nga politikat e Qeverisë për ta orientuar prodhimin bujqësor drejt eksportit. Ekspertët reklomandojnë zhvillimin sa më shpejt të industrisë përpunuese, si një mundësi që fermerët e vegjël të nxiten të prodhojnë gjatë gjithë vitit, çka do të stabilizonte edhe çmimet në tregjet e brendshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/shtrenjtimi-i-tregut-perfitojne-tregtaret-penalizohen-prodhuesit-dhe-konsumatoret/