Report TV - Veliaj përuron bllokun urban te Pallatet Agimi në njësinë 5

Report TV 2016-09-25

Views 1

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i pranishëm në përurimin e një blloku urban në zonën e njohur si "Pallatet Agimi?, në Njësinë Administrative nr. 5. Veliaj, tha se në këtë zonë është punuar me cilësi, ashtu si në të gjitha blloqet e tjera urbane që janë rehabilituar nga bashkia.

?Më në fund kemi zënë mend dhe si çdo komb i civilizuar, fillimisht bën punimet nëntokësore e më pas ato mbitokësore. Më vjen mirë sepse kjo është një ndër zonat që reputacionin e ka shumë të madh, por ne realitet le shume për të dëshiruar. Pra, zona e ka emrin zona e Bllokut, por ama pas fasadave të lokaleve e pub-ve, ka qenë një mizerie e denjë për Afrikë, me ujëra të zeza që nuk kishin ku shkarkoheshin, ujëra shiu që përmbysnin çdo bodrum e pallat dhe me një infrastrukturë e cila vetëm degjeneronte vlerën e pronës në të gjitha pallatet e shtëpitë e kësaj njësie?, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se pas punimeve te zona e Shushicës, investimi tek pallatet Agimi, është i dyti i Bashkisë së Tiranës, për të treguar që duhet të ndërtojmë jetën në komunitet jashtë qendrës. Sipas tij, cilësia e Tiranës varet nga cilësia e lagjeve te saj.

Kryebashkiaku apeloi ndaj gjithë banorëve të zonës që të kujdesen për investimin e bërë nga Bashkia e Tiranës në lagjen ku ata vetë jetojnë. Sipas tij, këto investime bëhen me financat e tyre dhe bashkia i menaxhon më mirë ato financa modeste, por është detyra e të gjithëve që t?i ruajmë.

Share This Video


Download

  
Report form