Report TV - Vdekja e 17-vjeçari në Sharrë PD akuzon kryebashkiakun Veliaj

Report TV 2016-09-25

Views 1

Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja, ka bërë sot fajtor kryebashkiakun Erion Veliaj për vdekjen e 17-vjeçarit në andfillin e Sharrës.

Në një deklaratë për mediat, Kraja tha se heshtja e Veliajt, tregon për përgjegjësinë e tij, në atë që ai e quajti rast të pastër të korrupsionit dhe krimit shtetëror në përpunimin e mbetjeve urbane.

"Aty po përfitohen miliona euro në një biznes të ngritur nga Erion Veliaj dhe një klient i tij, kreu i PS-së së Peqinit, njëkohësisht kreu i OSHEE në Peqin, Edurim Teqja, dhe aktualisht në kërkim nga policia për vdekjen e 17 vjeçarit", tha Kraja.

Share This Video


Download

  
Report form