Report TV - Izet Haxhia:Kushëriri i Berishës strehoi terroristët arabë në Shqipëri

Report TV 2016-09-25

Views 2

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka konfirmuar dje raportimet e mediave ndërkombëtare, referuar dokumenteve të Interpolit dhe informacioneve të dhëna nga një agjent i CIA, të cilat implikojnë Berishën në strehimin e elementëve terroristë në Shqipëri, madje flasin edhe për një vizitës të Osama Bin Laden në Tiranë në ?94, si anëtar i delegacionit të qeverisë së Arabisë Saudite.

Izet Haxhia pohon se kushëriri i Sali Berishës, Haxhi Bardhi, u ka marrë para terroristëve arabë për të qëndruar në Shqipëri. Duke replikuar me Fatos Klosin dhe Idajet Beqirin, Haxhia lakon një emër konkret, pranë Sali Berishës dhe Bashkim Gazidedes, të cilit sipas tij u ka marrë para arabëve në këmbim të strehimit në Shqipëri.

Bëhet fjalë për persona të rrezikshëm dhe të kërkuar ndërkombëtarisht, sidomos nga amerikanët. ?Kishin ndryshuar personazhet, dikur në kohë të Berishës u merrte lekë arabëve për leje qëndrimi shtetasi Haxhi Bardhi, kushëri i afërt i Berishës e njeri i Gazidedes, tani u merrje lekë ti me Klosin.

Sepse këto 25 vite vetëm riciklime kemi patur në politikë e vjedhje, ikën një mashtrues e hajdut si puna jote e vjen një mashtrues e hajdut si puna e Flamur Nokës, ju jeni prurjet tipike të dy krahëve të këtij tranzicioni e riciklimi kriminal. Ti erdhe nga skutat e Sigurimit, ndërsa Muli nga skutat e UDB?, ka deklaruar Haxhia. Ai ka ftuar edhe një herë autoritetet shqiptare që të administrojnë dëshmitë e tij, për shumë ngjarje të rënda, sidomos gjatë viteve ?96-?98. ?Te cilat struktura? Të Berishës dhe Llallës? Strukturat duhet të drejtohen tek unë sepse unë jam i izoluar këtu ku jetoj e nuk mund të shkoj unë tek ato struktura?, ka pohuar Haxhia. Ndërkaq, Haxhia Bardhi është një biznesmen i vjetër dhe kushëri i Sali Berishës. Emri i tij ka dalë në skenë në disa prej koncesioneve hidrike të dhëna nga qeveria ?Berisha?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS