http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës vendosi këtë të enjte të lërë në burg 3 nga 4 punonjësit e arrestuar për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj pak ditë më parë në landfillin e Sharrës. Kështu, togat e zeza vendosën arrest me burg për Besnik Brahën, përgjegjësin e firmës, për Dëfrim Hakramën, përgjegjësin e turnit dhe për shoferin e ekskavatorit, Edmond Kollarin, ndërsa e lanë të lirë përgjegjësit të punonjësve Bujar Daja. Ardit Gjoklaj, u gjet i pajetë në plehrat e Sharrës, në Landfill, ku kishte gati dy muaj që kishte filluar punë në sektorin e seleksionimit në Sharrë. 17-vjeçari, kishte pësuar dëmtime të shumta në të gjithë trupin pas vrasjes së tij, teksa dyshohet se ka qenë eskavatori me kova që punon në atë zonë të landfillit, ai që i ka marrë jetën adoleshentit. Dyshimet të çojnë te një akt makabër, pasi i riu jo vetëm është masakruar me mjetin e rëndë, por, në momentin kur është gjetur, trupi i tij ka qenë i mbuluar me plehra. 17-vjeçari ishte djali i një polici, dhe kushtet e vështira ekonomike e kishin detyruar të punonte në landfill, ku shumë pak nga bashkëmoshatarët e tij mund ta bënin një pune te tille, duke gjetur edhe vdekjen.