http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kulmin e tensioneve me liderët e Bashkimit Europian, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan mban një takim në Shën Petersburg me homologun e tij rus Vladimir Putin. Kjo vizitë, e para pas incidentit të rrëzimit të avionit rus në kufirin turk dhe pas grushtit të shtetit në Turqi, shihet si hapi i parë dhe më i rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve të ngushta diplomatike mes dy shteteve. Do të jetë një vizitë historike, një fillim i ri, deklaroi Erdogan para takimit duke shtuar se mes dy vendeve është hapur një kapitull bisedimesh, që ndër të tjera ka në qendër dhe miqësinë mes dy presidentëve. Sikurse shkruhet edhe në agjendën zyrtare, në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet ekonomike mes Turqisë dhe Rusisë, si dhe kriza në Siri. Për këtë të fundit, Ankaraja zyrtare ka një pakt me Bashkimin Europian, sipas të cilit Turqia garanton frenimin dhe strehimin e refugjatëve sirian në këmbim të liberalizimit të vizave me unionin. Por tentativa për grusht shteti dhe përpjekja e lidershipit turk për të rikthyer dënimin me vdekje kanë rritur ndjeshëm tensionet mes palëve, duke cenuar dhe paktin në fjalë. Duke parë këto zhvillime, mediat e komentojnë dhe si një lëvizje politike dhe presioni ?flirtin? e Erdogan me Putin duke patur parasysh, pozicionin kyç gjeopolitik të Turqisë dhe rolin që ai luan në fluksin e refugjatëve, më e madhja që prej luftës së dytë botërore.