Inflacioni në korrik në vlerën 1.9 % - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Instituti i Statistikave gjate muajit korrik ka konstatuar se inflacioni shënoi vlerën e 1.9 %, me rritje krahasuar nga muaji paraardhës, qershor ne te cilin ishte 1.2%. Ndikimin ne rritjen e inflacionit ka dhëne grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Me pas vjen grupi i shërbimeve arsimore dhe me tej ai i argëtimit dhe kulturës. Nëse do te bëjmë një krahasim me muajin qershor, ndikim ne rritjen e çmimeve te konsumit ka dhëne transporti, si dhe grupi argëtim dhe kulture, fakt ky i cili lidhet me sezonin veror dhe impaktin qe jep turizmi. Kjo situate tregon per nje rigjallërim te konsumit, i cili serish mund te thuhet se është ne nivele te ulëta. Ne fillim te vitit inflacioni arriti ne nivelin kritik prej 0.2 %, nje fakt ky i cili tregon per nje ngerc te ekonomisë dhe shpenzimeve te qytetareve te tërësi.

Share This Video


Download

  
Report form