Tekat e motit do të vazhdojnë përgjatë gjithë kësaj jave, për t?u shtrirë deri në mesin e gushtit. Gjatë ditëve në vazhdim do të kemi mot me vranësira, dhe me temperatura relativisht të ulëta që nuk do kalojnë mbi 33 gradë celsius.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat maksimale do të mbetet rreth vlerave 32 gradë në bregdet, ndërkohë që shira të lehtë parashikohen në zonën e Shqipërisë së mesme.
Temperatura më e lartë për ditën e sotme do të jetë 29 gradë në Tiranë, dhe rreth 31 gradë në bregdet.
Pas një rritjeje të lehtë gjatë mesit të javës, temperaturat do të zbresin me rreth 2 gradë të premten dhe të shtunën, vlera që do qëndrojnë të pandryshuara për fundjavën.
Duhet pritur gjysma tjetër e gushtit, që temperaturat të ngrihen në vlerat 35-36 gradë, tipike për këtë fazë të vitit.