Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qindra pasagjerë udhëtojnë nga Italia në Shqipëri në kushte skandaloze në tragete. Ora News sjell pamje si gratë dhe fëmijët qëndrojnë të shtrirë në dysheme për të kaluar natën për shkak të vendeve të pamjaftueshme në traget. Edhe viti i kaluar, numri i vogël i trageteve që bëjnë itenerarin Vlorë-Brindizi, ka sjellë të njëjtat pamje skandaloze por situata nuk ndryshon.
Denoncimi- Njerëz të shtrirë në dyshemenë e tragetit. Si mbulesë kanë bërë batanike të marra me vete apo rroba, ndërsa pranë kanë dhe çantat e udhëtimit. Mes dhjetra pasagjerëve ka gra dhe fëmijë por dhe të moshuar. Janë shqiptarë që udhëtojnë me nga Italia për të ardhur në Shqipëri për t?u çmallur me familjarët e tyre përmes tragetit të linjës Vlorë- Brindizi.
Si në çdo sezon veror ata lihen të udhëtojnë në kushte skandaloze për shkak të numrit të vogël të targeteve që bëjnë këtë linjë. Pamjet janë filmuar me telefon brenda tragetit të linjës Vlorë-Brindizi mbrëmjen e së hënës duke u gdhirë 2 gushti 2016.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kushtet-skandaloze-ku-udhetojne-shqiptaret-ne-tragetin-brindizi-vlore/