Report TV - PD:Edi Rama sulmon Bujar Nishanin për të mbrojtur Shukri Xhelilin

Report TV 2016-09-25

Views 1

Pas deklaratës së Partisë Socialiste se dekreti i presidentit Nishani për datën e zgjedhjeve në Peshkopi është në kundërshtim me kodin zgjedhor ka ardhur një reagim i Partisë Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa. Ajo është shprehur se me sulmin që Rama po i bën Nishanit është duke mbrojtur Xhelilin.

Edi Rama mori sot në mbrojtje një prej akteve më të rënda që ka provokuar mbarë shoqërinë shqiptare, siç ishte favori seksual që kërkoi Shukriu i tij në Dibër në këmbim të një vendi pune.

Duke sulmuar Presidentin e Republikës, për shpalljen e dekretit të zgjedhjeve në Dibër, Edi Rama u rreshtua në krah të abuzimit me pushtetin, në krah të perversitetit, në krah të aktit të ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës, akt të cilin e ka dënuar cdo shqiptar, i majtë, i djathtë i pa parti.

Pretendimi i sotëm i Edi Ramës është fare qesharak nga ana ligjore, pasi Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e Shukriut për të qëndruar në detyrë, e njofton Presidentin me shkrim, dhe nuk ka nevojë në këtë rast ta publikojë vendimin në fletoren zyrtare.

Share This Video


Download

  
Report form