Kreu i PD, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët deklaroi se krijimi i një qeveri teknike me bazë të gjerë është urgjente dhe duhet të realizohet sa më shpejt në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme.
Sipas Basha "qeveria teknike është kusht i patejkalueshëm për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kushti ynë që kjo qeveri teknike të jetë me kontributin e të gjithë palëve?, tha Basha.
?Qeveria teknike është një proces politik, që ka dy rrugë. Ka një rrugë bashkëpunimi politik mes palëve. Por unë nuk po e mbyll këtë shteg. Po kërkoj kontributin e çdo force politike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse kjo qeverisje siç pres nuk reflekton mbi platformën zgjedhore dhe qeverisjen teknike, rruga tjetër është rruga e detyrimit me presion popullor? u shpreh Basha
''Po bëjnë gati vjedhjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve të radhës. Kjo është një vijë ndarëse që nuk kalohet. Nuk do të lejojmë prishjen e procesit të ardhshëm zgjedhor. Kushti ynë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është dhe mbetet qeveria teknike. Kemi prezantuar platformën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në reformën e posaçme të reformës zgjedhore, por qeverisja e Edi Ramës po shteron mundësinë kohore për implementimin e platformës sonë?d eklaroi Basha.
Por ka premisa për bashkëpunim PD-LSI?
?Unë sapo thashë që kërkoj bashkëpunimin e çdo force politike të LSI, PS, të cilët nuk duhet të nisen nga premisa e frikës, e votës së lirë, por nga përgjegjësia për t?i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mirëpres kontributin e çdo force politike në këtë drejtim.
Kam përshëndetur LSI, dhe në veçanti kryetarin e saj Ilir meta, me shërbimin e jashtëzakonshëm që i bëri vendim për kalimin me konsensus të reformës në drejtësi. Këtë do kisha bërë edhe për Edi Ramën, nëse do të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim. Për këtë reformë kam kërkuar konsensus nga fillimi, dhe kështu u bë. Dhe për këtë vlerësoj Metën.
Do të ishte një kapitull i ri për politikën shqiptare nëse do kishte qenë nga fillimi me konsensusin e të gjithë palëve. Të njëjtën gjë them sot për reformën zgjedhore, të shprehim angazhim për reformën zgjedhore. Ne nuk do të rrimë duarkryq?, tha Basha.