Report TV - Dorëheqja e Kernit, Kultura: TOB drejt një sfide të re menaxhimi

Report TV 2016-09-20

Views 0

?Ministria e Kulturës ka reaguar lidhur me dorëheqjen e drejtorit të TKOBAP, Ilir Kerni, përmes reagimit zyrtar, ku vlerëson kontributin e drejtorit të dorëhequr.

Në reagimin e Ministrisë thuhet se dorëheqja e Kernit është një akt individual, ndërsa thekson se "tashmë TKOBAP përgatitet për një sfidë të re në menaxhim".

"Në mbyllje të sezonit të dytë artistik të vitit 2016 do të fillojë puna për rikonstruksionin e teatrit, ndërsa trupat do të vijojnë të PLOTA dhe krejt njësoj jetën koncertale për një kalendar të ri artistik në skenat e tjera të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë. Kjo do të jetë sfida e re për artistët dhe drejtuesin e ri të TKOBAP, që do të dalë nga procesi përzgjedhës që parashikohet nga ligji për artin dhe kulturën", thuhet në reagimin e Ministrisë së Kulturës.

MK thekson gjithashtu se "në mbyllje të sezonit të dytë artistik të vitit 2016 do të fillojë puna për rikonstruksionin e teatrit dhe trupat do të vijojnë të PLOTA dhe krejt njësoj jetën koncertale për një kalendar të ri artistik në skenat e tjera të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë".

Share This Video


Download

  
Report form