Çdo 28 dhe 29 nëntor, drejtues vendorë dhe qytetarë të shumtë kryejnë homazhe tek varrezat e dëshmorve në Mirditë, por prej vitesh pak kush ka menduar të kujdeset për këto varreza.
Asnjë investim për rikonstruksion, e kjo ka bërë që varrezat e deshmorëve në qytetin e Rrëshenit të shkojnë drejt degradimit total.
Apeli i medias, shoqatës së veteranëve dhe familjarve të dëshmorëve nuk ka munguar por pavarëisht kësaj prej vitesh askush në Bashkinë e Mirditës nuk ka menduar të vërë dorë mbi këto varreza. E njëjta panoramë haset edhe në qytete të ndryshme te verilindjes.