Report TV - Motra e të plagosurit në burgun e Vaqarrit: S'di të ketë konflikte

Report TV 2016-09-20

Views 1

Një ditë pas atentatit me snajper në paraburgimin e Vaqarrit në kryeqytet ku një i arrestuar mbeti i plagosur, ka reaguar motra e tij.

Në një bisedë për Report Tv, motra e të plagosurit Lili Dulaj, tha se ajo nuk kishte dijeni se për çfarë mund të kishte ndodhur ngjarja.

Ajo rrëfen se i vëllai tashmë ndodhet në sallën e reanimacionit në spitalin e traumës, ndërsa pohon se nuk ka arritur ta kontaktojë pasi si mjekët por edhe policia nuk i kanë lejuar.

Ajo ka sqaruar se i vëllai jeton në Shqipëri që prej vitit 1992 dhe se ai është edhe i pajisur me pasaportë shqiptare. Gruaja nuk di shkakun e asaj që ka ndodhur, ndërsa që prej ditës së djeshme po përpiqet të flasë me të vëllain.

Lili Dulaj nga Prizreni, ndodhet në reanimacionin e spitalit të traumës ku veç kujdesit të mjekëve ruhet edhe nga policia.

Ai u qëllua me snajper të shtunën pasdite në dhomën e ajrimit të paraburgimit të Vaqarrit, ku qëndron i izoluar. Ai është arrestuar nga policia për dhunë në familje, ndërsa njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Policia po heton për ngjarjen, ndërsa ende nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet e ngjarjes. Policia ndërkaq dyshon se Dulaj, mund të jetë bërë edhe prej e një ngatërrese të mundshme nga atentatorët.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS