“LSI korrekte me koalicionin qeverisës” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-20

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per Lëvizjen Socialiste per Integrim koalicioni me Partine Socialiste funksionon dhe pozicionimet e palëve per reformën ne drejtësi nuk ka sjelle asnjë problem. Ky është qëndrimi i kreut te grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili, i cili ka reaguar ndaj deklaratave te ish-kryeministrit Majko per nje rishikim te koalicionit me LSI, pasi nuk mund te vazhdohet me intriga. Per Vasilin, Majko është thjesht i painformuar ne lidhje me marrëdhëniet PS-LSI.?Unë e vërej të qartë mosinformimin që Pandi ka për çështjet e koalicionit megjithëse sinqerisht koalicioni ynë më duket i vogël në raport me këtë arritje shtetformuese, që u realizua mesnatën e 21-22 korrikut dhe që shtron rrugën e vendit për 30 vitet që vijnë. Megjithatë, deklarimi i z.Meta dhe gatishmëria e plotë për të komunikuar në çdo nivel qoftë edhe të grupeve parlamentare për çështje të koalicionit besoj që e shteron edhe këtë merak të mikut tim, Majko ku theksoj edhe një herë se korrektesa e LSI-së në bashkëpunimin e saj politik do jetë e pandryshuar sikurse dhe gatishmëria për të dëgjuar çdo shqetësim që Majko apo kushdo tjetër mund të ketë.?Vasili ka sqaruar edhe qëndrimet qe Majko i cilësoi te afërta me PD, duke risjelle ne vëmendje pozicionet qe LSI ka mbajtur kundër Berishës kur ishte ne qeveri me te dhe refuzoi te kalonte ndryshimet ne ligjin per SHISH, kërkesën e LSI per te votuar 3 ligjet ne 2013 e duke shpjeguar kështu qëndrimin e kesaj force politike per reformën ne drejtësi.?Jam i bindur që z.Majko nuk është i informuar, që në tavolinat e nivelit të lartë të koalicionit që nga dita e parë kur kjo reformë filloi të hartohej edhe deri në miratimin e saj në mesnatën e 21-22 korrikut, qëndrimi i z.Meta dhe i LSI-së ka qenë i palëvizshëm për të pasur një reformë në drejtësi, sipas standardeve të Venecias dhe me konsensus.?Sipas Vasilit LSI ka qenë korrekte në raportet e saj me koalicionin dhe nuk ka vënë asnjëherë kushtëzime pushteti ndaj Edi Ramës dhe PS-së.

Share This Video


Download

  
Report form