Artistë të shquar shqiptarë dhe të huaj do të vijnë nga Meksika dhe Italia për të qenë pjesë e një koncerti masterclass të drejtuar nga tenori i njohur Agim Hushi.
Koncerti i titulluar "Durrës Internacional Opera Masterclass" organizohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të mbahet më 31 korrik në Pallatin e Kulturës Aleksandër Moisiu të këtij qyteti.
Tenori Agim Hushi është shprehur se gjatë këtij koncerti gala nën shoqërimin e pianistes Ardita Bufaj do të performojnë studentë të talentuar të kantos për të bërë një ballafaqim të vlerave të tyre me shkollën vjeneze
Pianistja Ardita Bufaj është shprehur se ndihet e nderuar që merr pjesë në një koncert të tillë
Koncerti gala është mundësuar nën kujdesin personal të kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe hyrja do të jetë e lirë për publikun.