Report TV - Kreu i Venecias shuplakë PD-së: Të huajt nuk cënojnë sovranitetin

Report TV 2016-09-20

Views 0

Kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio ishte dje në Tiranë për të marrë pjesë në një ceremoni festive me rastin e miratimit me konsensus të paketës kushtetuese për reformën në drejtësi. Në një fjalë të shkurtër drejtuar pjesëmarrësve, ai ju adresua opozitës dhe pretendimeve të saj se përfshirja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Kushtetutë cenonte sovranitetin e vendit. Buquicchio tha se nuk ka asnjë cenim sovraniteti dhe Shqipëria do të jetë gjithnjë e më shumë e pavarur pas reformës në drejtësi, por shtoi se pa mbështetjen ndërkombëtare vendi nuk mund të bëjë asnjë reformë të suksesshme.

?Unë dëshiroj të ndalem tek ato çfarë kam dëgjuar gjatë diskutimit politik këtu në vendin tuaj, kur opozita mendonte se përfshirja e të huajve në kushtetutën e vendit tuaj, ishte shkelje e sovranitetit. Unë gjykoj se Shqipëria është dhe do të jetë një vend sovran dhe do të mbetet më i fortë pas reformës në drejtësi.Angazhimi i misionit ndërkombëtar është garanci për procesin dhe ju duhet të dini se asnjë reformë nuk mund të bëhet pa aleatët dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë?,-tha kryetari i Komisionit të Venecias.

Po pavarësisht shigjetimit të opozitës, Buquicchio dha mesazhe të nevojës së konsensusit dhe të bashkëpunimit të përgjegjshëm mes palëve. ?Miratimi i kohëve të fundit i amendamenteve kushtetuese është një hap i madh, pasi të gjithë u ulën për të miratuar reformën. Prania e Komisionit të Venecias ka dhënë një kontribut të veçantë. Në 21 korrik u mor një vendim i rëndësishëm.

Share This Video


Download

  
Report form