Report TV - Humor te festa e Reformës, Rama batuta për Metën e Vasilika Hysin

Report TV 2016-09-20

Views 2

Festa e organizuar me rastin e miratimit të Reformës në Drejtësi nuk ka kaluar pa humor e batuta ga politikanët pjesëmarrës. Kryeminsitri Rama ka ironizuar përmes shakasë dhe batutës shprehinë e Metës për datën e miratimit të reformës

"Unë them që reforma u miratua natën e 21 korrikut, Berisha thotë u miratua në 22 korrik, ndërsa Ilir Meta thotë ?mesnatën e 21 dhe 22 korrikut? tha kryeministri

Një fjali që shkaktoi të qeshurat e kryeparlamentarit Meta.

Batuta për Vasilika Hysin
Ai ka ngacmuar deputeten socialiste Vasilika Hysi, njëkohësisht një nga anëtaret më të përkushtuara në hartimin e draftit kushtetues për reformën në drejtësi. Teksa Hysi po falënderonte dy ekspertët ndërkombëtare, Rainer Deville dhe John Smibert, nga Euralius dhe OPDAT, Rama i ndërpreu fjalën dhe kapi mikrofonin. ?

"U bë ca kohë që Vasilika vinte në mbledhjet e grupit e përgjymur. E pyesja: Vasilika, çfarë ke? Më tha: Nuk më lë rehat Xhoni me Rainerin gjithë natën?,-tha Rama.

Kjo batutë shkaktoi të qeshura të forta tek të pranishmit, të cilat u shtuan pas përgjigjes së Vasilikës: ?Po është e vërtetë. Ka qenë një nga eksperiencat më të jashtëzakonshme. Pa këmbënguljen e Rainerit dhe qetësin e Xhonit ky proces do të kishte qenë i pamundur

Share This Video


Download

  
Report form