Report TV - Festa për reformën në drejtësi Lu:Fitore e popullit,jo e politikës

Report TV 2016-09-20

Views 0

Ambasadori amerikan, Donald Lu u shpreh gjatë festës për drejtësinë se populli shqiptar fitoi nga kjo reformë. Diplomati amerikan tha se tashmë është momenti
që udhëheqësit e Shqipërisë të përmbushin zotimi e tyre ndaj popullit shqiptar, duke e zbatuar këtë reformë të rëndësishme.

"Fitore e kujt ishte votimi i të premtes së kaluar? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë në Tiranë. Ishte fitore e udhëheqësve e të partive politike, medias, komunitetit ndërkombëtar apo individualisht deputetëve? Unë e di se kush e meriton nderin dhe i takon një grupi njerëzish që nuk janë këtu. U takojnë miqve tuaj, komshinjve tuaj dhe anëtarëve të familjeve tuaja, i takon popullit shqiptar. Kam folur me dhjetëra deputetë dhe secili prej tyre më tha një gjë, se donin ta votonin këtë reformë me patjetër, sepse nëse nuk e bënin kur të ktheheshin në shtëpi tek gratë fëmijët e tyre, të gjithë prisnin ta miratonin këtë reformë. Ca prej nesh janë nderuar nga njerëz të zakonshëm në rrugë ku na thonin se e meritonin këtë reformë.

Njerëz që janë ankuar se gjyqtarët apo prokurorët u morën pronën e tyre. Asnjë hero i vetëm nuk është aq i fuqishëm sa zëri i qytetarëve shqiptarë.

Gjatë viteve të fundit, mijëra njerëz nga i gjithë vendi e kanë kërkuar reformën në drejtësi. Sa prej nesh janë ndalur në rrugë për tu thënë se e donin këtë reformë. Historia do të regjistrojë shumë heronj dhe antiheronj. Asnjë hero nuk është aq i fuqishëm sa zëri i qytetarëve shqiptarë. Mijëra njerëz nga i gjithë vendi e kanë kërkuar reformën në drejtësi. Njerëzit u mblodhën në vapë përpara Kuvendit për të kërkuar reformën, ndërsa Mercedezët me xhama të zinj të politikanëve, me ajër të kondicionuar, kalonin përpara tyre. Ata ishin njerëz të thjeshtë që kërkonin drejtësinë. Rezistenca ndaj kësaj reforme ishte e vërtetë.

Jam i kënaqur që udhëheqësit politik i dëgjuan dhe e e miratuan këtë reformë.

Shpresoj që udhëheqësit e Shqipërisë do të përmbushin detyrimin, duke e zbatuar plotësisht këtë reformë të rëndësishme. Demokraci e vërtetë është demokracia ku udhëheqësit dëgjojnë popullin. Urime popullit shqiptar, ky është suksesi juaj", u shpreh ambasadori amerikan, Donald Lu.

Share This Video


Download

  
Report form