Report TV - Peleshi: Investime 250 milionë euro 2800 të punësuar në disa sektorë

Report TV 2016-09-20

Views 0

Zv/ kryeministri Niko Peleshi në një konferencë për mediat pas mbledhjes së KKT, deklaroi se procesi i reformimit të drejtësisë po jep shenjat e para te biznesi.

"Kemi miratuar investime në vlerën 250 milionë Euro me impakt në punësim 2800 të punësuar.

Reforma në drejtësi do të na japë mundësi, që jo vetëm të pastrojmë këtë sistem nga korrupsioni, por efekti direkt do të vijë edhe për investimet e huaja, pasi do të rritet siguria juridike.

Ka interes të shtuar të biznesit, procedurat janë të shpejta dhe jo burokratike. Kjo është Shqipëria që ne i besojmë, ku nuk ka vetëm ligje, por edhe njerëz të mirë dhe klimë biznesi që buron nga siguria juridike. Kjo është rruga e Shqipërisë së re"tha ai.

Përsa i përket investimeve të miratuara, sipas Peleshit ato janë në disa sektorë si hidro energjetika, energjitë e rinovueshme dhe turizmi.

"Vetëm në një resort të miratuar sot vlera e investimit shkon mbi 150 mln euro". Pleshi deklaroi se janë miratuar edhe disa vendime për rikonstruksionin e institucioneve të kulturës, Teatrit Kombëtar i Operas dhe Bibliotekës Kombëtare.

Niko Peleshi është ndalur edhe te planet vendore, që sipas tij "31 Bashki për pak javë do të miratojnë në Këshillin Kombëtar të Territorit, Planet e Përgjithshme Vendore, cka do të thotë do të hapin një dritare të re, jo vetëm për industrinë e ndërtimit, por për ekonominë vendore dhe kombëtare në përgjithësi".

Gjithashtu ai u shpreh se "Agjencitë në mbështetje të biznesit, sic është Agjencia e Zhvillimit të Territorit, apo Agjencia e investimeve të huaja, AIDA, në bazë të ligjit, janë të detyruara sot të të kthehen në sportele unike, apo në agjentë asistues për investitorët"përfundoi Peleshi.

Share This Video


Download

  
Report form