Report TV - Zbardhen formularët e ‘Vetingut’, ja si do realizohet procesi i verifikimit

Report TV 2016-09-20

Views 1

Në një kohë kur faktori ndërkombëtar në vend po kërkon me insistim votimin në kuvend të 7 ligjeve shoqëruese të Reformë në Drejtësi, mes të cilëve edhe ngritja e Vetingut, janë zbardhur edhe formularët e vetëdeklarimit të këtij ligji që synon nxjerrjen jashtë sistemit të personave që janë të korruptuar.

Shqiptarja.com ka zbardhur formularët të cilat duhet patjetër që ti plotësojnë të gjithë ata persona të cilët do të konkurojnë për tu përfshirë në sistemin e ri të drejtësisë në vend.

Këto formularë vetëdeklarimi i japin të drejtë ?kontrollorëve?, që të verifikojnë pasurinë e tyre dhe të familjarëve, ku në rast se konstatohen të dhëna të rreme gjyqtari apo prokurori i emëruar do të ndiqet penalisht.

Formulari i dytë, ka të bëjë me plotësimin e të dhënave për kontrollin e figurës, për të mënjanuar futjen në sistem të personave që mund të kenë lidhje me krimin.

Sakaq, formulari i tretë, të gjithë kandidatët duhet të japin informacion të detajuar mbi të gjitha çështjet që kanë shqyrtuar gjatë tre viteve të fundit në detyrën e tyre si prokuror apo gjyqtarë.

Shqiptarja.com zbardh gjithashtu faktin se këto formularë vetëdeklarimi do të plotësohen nga të gjithë ata që duan të konkurojnë për organet që do të bëjnë ?Vetingun? e të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve, ndërkohë që këto formularë do të dorëzohen tek institucioni i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në këtë proces do të përfshihen edhe familjarët e tyre deri në brezin e katërt dhe krushqitë deri në brezin e dytë.

Share This Video


Download

  
Report form