Report TV - Veliaj inspekton punimet e UKT te ’Dogana',dyfishim i furnizimit me ujë

Report TV 2016-09-20

Views 0

Bashkia e Tiranës po përfundon investimet në rrjetin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm për rreth 5 mijë banorë të zonës së Doganës, e cila kufizohet nga rrugët ?29 Nëntori?, ?Zografët? dhe ?Teodor Keko?. Erion Veliaj ka inspektuar dje në mbrëmje punimet e UKT-së nga ku ka nënvizuar se ky investim po kryhet paralelisht me procesin e urbanizimit të zonës.

?Mundohemi të shfrytëzojmë punën gjatë natës dhe në pushimet e verës, për të shmangur rëndimin e trafikut dhe telashet për qytetarët. Kjo është një zonë kryesisht informale, përgjatë Unazës së Re dhe mbikalimit të Kamzës, e cila është zhvilluar pas viteve ?90. Të gjithë e dimë se legalizimi nuk ka kuptim pa urbanizim. Por, që dikush të quhet se jeton në qytet duhet të ketë energji elektrike, ujë, rrugë e infrastrukturë. Kjo është arsyeja pse i kemi kombinuar të tre këto përpjekje, që rrjeti i energjetikës, rrjeti i ujësjellësit dhe ai i rrugëve e rrugicave që lidhin këtë lagje me 5 mijë banorë, të funksionojë në mënyrë paralele në investime?, tha kryebashkiaku Veliaj, i cili shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS