Ka nisur në Elbasan ndeshja mes Partizanit dhe Salzburgut e vlefshme për turin e tretë eliminator të Champions League.
Interesimi për ndeshjen e sotme është maksimal nga tifozët e kuq, ndërsa nuk kanë munguar edhe incidentet para fillimit të sfidës.
Sipas raportimeve nga Elbasani njëri nga tifozët e kuq ka goditur me shkop autobusin e ekipit austriak, por që më pas ka ndërhyrë policia për ta neutralizuar.
Në këtë moment janë përfshirë edhe tifozët e tjerë të Partizanit, megjithatë gjendja është qetësuar, pasi disa prej tyre janë shoqëruar në polici.