Kultivimi i drogës dhe vartësia ndaj saj për herë të parë në shqipëri pritet të monitorohet nga një zyrë e posaçme.
Në parlament ka mbërritur projektligji që i hap rrugë ngritjes së Zyrës së Sistemit Kombëtar të të Dhënave për Drogën, të dhëna të cilat do ti shërbejnë institucioneve të zbatimit të ligjit për luftën ndaj narkotrafikut.
Një tjetër ndryshim që parashikohet në ligj është dhe organizimi i zyrave të luftës ndaj drogës në policinë e shtetit ku në rast të miratimi të këtij projektligji do të quhet struktura për hetimin e lëndëve narkotike në Policinë e Shtetit, strukturë e cila organizohet në nivel qëndror dhe lokal.
Po ashtu në këtë projekt parashikohet përfshirja e ministrisë së mjedisit në fazën e asgjësimit apo ruajtjes së lëndëve narkotike si prova material.
Ky komitet përbehet nga Ministria e Brendshme, e Mjedisit, e Shëndetësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Me ndryshimet në ligjin për lëndët narkotike përfshihen në nenin 6 dhe 7 dhe përballimi i shpenzimeve nga policia e shtetit për çdo rast të blerjes së drogës së stimuluar nga agjentët e hetimit si dhe shpenzimet për dorëzim të kontrolluar të mallit për llogari të një operacioni.