Report TV - Marrëveshja me BERZH, Rama: 'Drejtësia' garanci për investitorët

Report TV 2016-09-20

Views 0

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me BERZH për mbështetjen e agrobiznesit në vend. kryeministri Edi Rama tha se kjo marrëveshje është një mbështetje e fuqishme për bujqësinë dhe zhvillimin e zonave rurale.

"Ky program është një mbështetje për njerëzit në fshat që të rrisin investimet. Projekti ndihmon në zhvillimin e biznesit në fshat. Sipërmarrësit po i kthejnë sytë nga fshati. Kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata që jetojnë në fshat. Duam t'u japim një mbështetje atyre që jetojnë në fshat dhe që kanë ndërtuar me mundim fermën e tyre. Nuk ka asnjë kredi të keqe nga fshati", u shpreh Rama, duke ftuar investitorët që të investojnë në zonat rurale.

Kreu i qeverisë iu referua edhe miratimit të reformës në drejtësi, duke theksuar se është një garanci për investitorët e huaj, të cilët tashmë janë optimistë për të rritur prezencën e tyre në Shqipëri.

"Reforma në drejtësi ka krijuar një optimizëm të madh dhe shtysë për investitorët e huaj që të rrisin prezencën në Shqipëri dhe të investojnë më shumë në vendin tonë", deklaroi Rama.

Share This Video


Download

  
Report form