Me 11 të vdekur nga shpërthimi i fundit, Shteti Islamik e mban gjallë frikën e akteve terroriste në Bagdad. Shënjestra e kamikazit të ISIS-it ishte një postbllok në veriperëndim të kryeqytetit irakian, në hyrje të lagjes me shumicë shiite ?Kadhimiyah?. Tetë prej viktimave ishin civilë dhe 3 të tjerët policë. Plot 20 janë të plagosurit, disa në gjendje kritike për jetën.