Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-ambasadori shqiptar në Maqedoni, Shaban Murati, problematikën e zhvillimeve në këtë shtet në 20 vitet e fundit e ka pasqyruar në librin e tij ?shqiptarët e Maqedonisë?
Sipas Muratit, çështja e shqiptarëve në Ballkan vijon të mbetet e pazgjidhur dhe sipas tij dëshmi e kësaj janë shqiptarët e Maqedonisë të cilët siç thekson ish-ambasadori nuk kanë status të barabartë më qytetarët e këtij shteti:
Shabani: Natyrisht, gjendja e shqiptarëve në Maqedoni në planin praktik nuk është aty ku duhet sepse shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë statusin e barabartë me popullin e Maqedonisë, që duhet të gëzonin dhe ky status do të thotë; shqiptarët duhet të ishin pjesë e barabartë e vendimmarrjes shtetërore në shtetin e Maqedonisë.
Si zgjidhje të krizës politike e cila prej dy vitesh vijon në Maqedoni Murati sheh faktorin ndërkombëtar:
Shabani: Zgjatja e krizës politike prej afro 2 vjetësh në Maqedoni është ndër momentet më të vështira që ka kaluar si shtet prej 25 vjetësh. Është një krizë e cila vështirë të zgjidhet brenda përbrenda forcave politike maqedonase, por që shpresën e jep ndihma e faktorëve ndërkombëtar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/muratinderkombetaret-rol-kyc-ne-zgjidhjen-e-krizes-politike-ne-maqedoni/