Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reforma në Drejtësi dhe vijmsia e Bashkjetesës në koalicionit PS-LSI, ishin në qendrën e zhvillimeve poltike dhe kryetitull mediatik.
Por një ditë pas miratimit të reformës konsensuale, Kryetari i Grupit Parlmentarë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasil, i foli për bashkim e jo për përçarje në radhët e mazhorancës.
Petrit Vasili: "Konsensusi nuk besoj se rrëzon koalicione sepse besoj se konsensusi nuk është një ditë ndarje por bashkimi. Ne kemi votuar të 140 deputetët për reformën në drejtësi ku të gjithë votat e përbashkëta, PS dhe LSI kanë qenë në atë sallë. Edhe këtu ka një provë si mund të sillesh në mënyrë të përgjegjshme jashtë çdo lloj llogarie të vogël.
Vasili përshëndeti miratimin e reformës në drejtësi duke e vlerësuar si zhvillim historik për Shqipërinë, por dhe një ditë të re për politikën e cila sipas tij kaloi sprovën e çlirimit nga tabutë. Ai komentoi dhe interesin e medias për mungesën e kryparlementarit Ilir Meta në momentin kur Kryeministri Rama po mbante fjalën në parlament për drejtësinë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-pr...