http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne dy dekadat e fundit rralle janë dëgjuar kaq shume duartrokitje ne sallën e parlamentit dhe akoma me rralle është pare nje votim unanim me 140 vota pro, si ky i miratimit te reformës ne drejtësi. Deputetet nuk ishin te vetmit ne sallën e seancave plenare qe ishin entuziaste pas votimit, pasi me te çliruarit dukeshin 2 protagonistet e gjithë procesit te hartimit e miratimit te reformës, ambasadorja e BE Romana Vlahutin dhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikës Donald Lu. Seanca ishte e mbushur me duartrokitje e falënderime; por ne fjalimet e politikaneve edhe falenderimet reflektuan tensionin e te gjithë muajve te fundit ne raport me kundërshtarin politik, por edhe me ndërkombëtaret. Kryetari i komisionit per reformen Fatmir Xhafaj, i cili u shoqërua me duartrokitje te forta nga diplomatet Lu e Vlahutin falenderoi pikërisht keta dy ambasadore, ndërkohe qe ne nënkryetari i komisionit Oerd Bylykbashi i adresoi vlerësimet dhe falenderimet e tij tek Komisioni i Venecias. Kryeministri Edi Rama zgjodhi te mbante nje fjalim te shkurtër, te cilin aleati i tij Ilir Meta nuk e dëgjoi, pasi ishte nuk ishte ne salle. Ne kete mesazh lideri i maxhorances jo vetëm te falenderoi ndërkombëtaret, por edhe u kërkoi ndjese per sulmet e ditëve te fundit.?Ndjesë, sepse as Shtete e Bashkuara, as Bashkimi Europain e padyshim as ky popull, i lidhur me zemër e me mendje me Europën e Amerikën, nuk e meritonin që në kulmin e këtij procesi historik të shihnin shpërthimin e një vulgariteti sovran, kundër rrezikut amerikan. Figurat tragjikomike të një politike të trembur, hileqare dhe delirante, e cila në kilometrin e fundit të votimit të reformës, humbi çdo sens të realitetit dhe na bëri të gjithëve gazin e botës, është shprehja më kuptimplotë e vlerës së kësaj reforme historike. Sot ka fituar Shqipëria! Nuk po e zgjas më tej, sepse fjalimet e mia kanë mbaruar dje, kur konsensusi u arrit dhe madje u shpall dhe fitorja nga miqtë tanë opozitarë.?Ne orën 1 te mëngjesit te 22 korrikut parlamenti ndryshoi per here te 4 Kushtetutën e Shqipërisë; ndryshimi me i rendesishem i realizuar qe prej miratimit te saj e qe është fillimi i nje sistemi te ri drejtësie per shqiptaret.