Report TV - Grabitet me armë lodër salla e lojrave të fatit pranë 21 dhjetorit

Report TV 2016-09-19

Views 1

Një sallë e lojrave të fatit pranë kryqëzimit të 21 dhjetorit është sulmuar nga një person i armatosur mesditën e kësaj të marte në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, kur një person që mbante një pistoletë lodër në dorë hyri në ambientet e kazinosë, duke marrë që aty xhiron ditore.

Sipas burimeve të policisë personi ka përdorur pistoletën lodër prej kauçuku për të kërcënuar punonjësit e kazinosë të cilët i kanë dorëzuar paratë grabitësit.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar në lidhje me shumën e grabitur, por burimet e policisë thonë se ajo mendohet se arrin në rreth 200 mijë lekë të reja.

Në largim e sipër sipas policisë, personit i është përplasur dora në derën e jashtme të kazinosë, çka ka bërë që arma lodër të thyhet.

Policia ka nisur hetimet për krimin, ndërsa arma lodër është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga hetuesit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS