Bushati: Mosmiratimi i reformës në drejtësi destabilitet, është çështje e sigurisë kombëtare

Ora News Lajme 2016-09-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha në ?Tonight Ilva Tare? se mosmiratimi i reformës në drejtësi mund të sjellë destabilizmin e vendit, sepse është një çështje e sigurisë kombëtare.
Bushati: Unë nuk mendoj që vendin e destabilizon reforma në drejtësi dhe mendoj që është e gabuar që të flasim për një Maqedonizim të Shqipërisë, sepse Shqipëria nuk ka as kompozimin etnik, as historinë e ndërtimit shtet siç e ka Maqedonia. Kompozimi etnik, mënyra e ndërtimit të Shqipërisë shtet nga mënyra e ndërtimit të Maqedonisë shtet janë saç mund të kenë ngjashmëri banania me portokallen. Destabilizimi i vendit vjen nga mungesa e reformës në drejtësi. Kam pasur një diskutim shumë të gjatë jo vetëm me zonjë Nuland, por me të gjithë interlokutorët edhe europianë për këtë çështje. Jetojmë në një periudhë të ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit, të valëve të emigratorëve. Shqipëria do të jetë vendi ku NATO do të ngrerë qendrën për ekstremizmin e dhunshëm dhe këto janë të gjitha çështje ku Shqipëria ka qenë në front të parë jo thjesht vullnetit të Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare, por falë besimit që ka investuar SHBA që do të thotë se reforma në drejtësi është një çështje e sigurisë kombëtare. Prandaj ministri i Jashtëm Gjerman thoshte që Shqipëria është model dhe mund të bëhet model edhe p ër vendet e tjera. Mungesa e reformës në drejtësi mund ta kthejë Shqipërinë me probleme në fushën e sigurisë. Ju mendoni se SHBA po na japin një recetë për destabilitet?!Janë të interesuar për destabilitetin e Shqipërisë, duke njohur rolin kyç që ka Shqipëria në rajon, duke ditur çfarë ka bërë Shqipëria sidomos falë këtyre viteve ku rajoni ka turbulence.
Përsa i përket rolit të ndërkombëtarëve dhe sovranitet, ministri tha se vendimarrja i takon shqiptarëve. Ndërkombëtarët janë vetëm pjesëmarrës në proces. Ndërkohë Shqipëria ka lëshuar sovranitete të tjera sa i takon bashkëpunimit me NATO-n.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-mosmiratimi-i-reformes-ne-drejtesi-destabilitet-eshte-ceshtje-e-sigurise-kombetare/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS